Kaloni te përmbajtja kryesore

Aliu: Shtimja ime përsëri është e lirë

Kandidati për kryetar të Komunës së Shtimes nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Qemajl Aliu pas rezultateve preliminare të KQZ-së sipas të cilave Aliu doli fitues, ka falënderuar qytetarët e Shtimes përmes një postimi në Facebook.
“Më n‘fund pas 22 vitesh, Shtimja ime përsëri është e lirë! Urime Shtime, urime Shtimjan! Zemra mal. Faleminderit shumë”, ka shkruar Aliu.

Në rundin e dytë të zgjedhjeve, Aliu doli fitues me 50.71% të votave ndërkaq kundërkandidati Naim Ismajli mori 49.29% të votave./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button