Kaloni te përmbajtja kryesore

Rahimaj fiton Kamenicën, qytetarëve iu thotë se s’kanë gabuar

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Kamenicës, Kadri Rahimaj ka falëndëruar qytetarët që ia besuan një mandat qeverisjeje në këtë Komunë.
Ai në një postim në llogarinë e tij “Facebook”, ka thënë “Dardanë qyteti im, Nuk keni gabuar”.
Sipas rezultateve zyrtare të KQZ-së, në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, kadidati i VV-së Kadri Rahimaj ka fituar me 53.11% të votave, ndërsa kundër kandidati i tij nga PSD-ja Qëndron Kastrati ka marrë 46.89% të votave./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button