Alkent Pozhegu përmes artit falënderon kancelaren gjermane

Artisti kosovar, Alkent Pozhegu ka realizuar edhe një mozaik nga farat. Kësaj radhe ai e nderoi kancelaren gjermane në largim Angela Merkel, të cilën ai dëshiron ta falënderojë që ka qenë “një shembull për të gjitha gratë e botës” dhe për mbështetjen që ajo i ka dhënë Kosovës.
Pozhegu realizoi këtë mozaik në të njëjtën ditë kur gjermanët votuan në zgjedhjet e përgjithshme për një pasardhës të Merkelit, e cila ka udhëhequr Gjermaninë për 16 vjet.
Materialet për punimin e këtij portreti ishin drithërat si, misër i kuq, i portkollat, oriz i bardhë dhe fara luledielli.
Alkent Pozhegu mban dy rekorde Guinness për mozaikët e tij gjigantë të bërë me fara./21Media
 

Back to top button