Grabitje e armatosur në Prishtinë

Një grabitje e armatosur ka ndodhur mbrëmët në Prishtinë.
Policia njofton se dy persona arkatares së një dyqani duke e kërcënuar ia kanë vjedhur 400 euro, dhe të njëjtit janë larguar në drejtim të panjohur.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se, derisa ka qenë duke punuar në lokal, dy persona të panjohur të maskuar dhe nën kërcënimin e armës i kanë grabitur arkën fiskale me 400€ dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, njofton Policia.
Rasti vazhdon të hetohet nga Policia./21Media

Back to top button