“All I Want For Christmas Is You” e Mariah Carey, numër një në Mbretërinë e Bashkuar

Këngëtarja Mariah Carey ka rrëzuar nga froni Taylor Sëift-in, dhe duket se toplistat kanë filluar t’i ngjajnë Krishtlindjeve në Mbretërinë e Bashkuar.
“All I Want For Christmas Is You” kryeson tabelën pasi u transmetua 10.8 milionë herë gjatë javës së kaluar.
Në Top 40 kanë hyrë edhe 23 të preferuarat e tjera, këngë për festat e fundvitit.
Kënga e Carey, e cila konsiderohet gjerësisht si një standard i festave të fundvitit, u publikua për herë të parë në vitin 1994 dhe arriti numrin një për herë të parë në 2020.
Diku tjetër në tabelën e kësaj jave, “Wham’s Last Christmas” është në vendin e tretë, me Ed Sheeran dhe “Merry Christmas” të Elton John një vend pas.
Brenda Lee’s “Rockin’ Around The Christmas Tree” zbarkon në vendin e gjashtë, me të preferuarat shumëvjeçare si “Merry Christmas Everyone”, “Fairytale Of New York” dhe “It’s The Most Wonderful Time of the Year” që shfaqen më poshtë./21Medi

Back to top button