“All I Want for Christmas Is You” sërish në krye të Billboard Hot 100

U bënë 11 javë që kënga e ikonës së muzikës Mariah Carey “All I Want for Christmas Is You” kryeson listën e këngëve Billboard Hot 100.
Ajo këtë vit kryeson listën për të tretën javë me radhë, ndërkaq ka kryesuar në sezonin e kremtave të fund vitit që prej vitit 2019, duke vlerësuar në total 11 javë.
Kënga “All I Want for Christmas Is You” e Carey së pari u lansua në abumin e saj Merry Christmas në vitin 1994 dhe prej atëherë, kjo këngë shkoi duke u popullarizuar. Në dhjetor të 2017-tës u fut në top dhjetëshen e Hot 100, e në vitin 2018 u vlerësua në top pesëshe.
Në vitin 2019, ajo dominoi këtë toplistë për tri javë me radhë, një vit më vonë dy javë e në vitet 2021 e 2021 nga tri javë.
Kënga e Carey, “All I Want For Christmas Is You” po ashtu theu rekordin për më së shumti shkarkime në ditë në historinë e Spotify, me 21.26 milionë.
Lista e Hot 100 përfshinë këngë të zhanreve të ndryshme. Ato vlerësohen në bazë të transmetimeve në radio, dhe në bazë të shifrave të shitjes së tyre./21Media

Back to top button