Alphabet, kompania amë e Google-it shkurton 12 mijë vende pune

Alphabet, kompania amë e gjigantit Google, do të shkurtojë 12.000 vende të punës.

Shefi i kompanisë, Sundar Pichai, ka thënë në një email të brendshëm se ai merr “përgjegjësi të plotë” për shkurtimin e vendeve të punës.

Ky vendim do të prekë 6 për qind të fuqisë punëtore të kompanisë Alphabet, dhe kryesisht ekipet e angazhuara në rekrutim dhe inxhinieri.

Ky lajm vjen pasi Microsoft ka bërë të ditur se do të shkurtojë 10.000 vende të punës.

Amazoni ka bërë njoftim të ngjashëm ditë më parë – do të ketë 18.000 vende të punës më pak.

Pichai ka falënderuar stafin “për punën e madhe” në rolet e tyre, dhe ka shtuar se kontributet e tyre do të jenë shumë të çmueshme.

“Teksa ky trazicion nuk do të jetë i lehtë, ne do të mbështesim punëtorët që janë në kërkim e sipër të mundësive të reja”.

“Deri atëherë, ju lutem kujdesuni për veten teksa pranoni këtë lajm të vështirë. Nëse po e nisni punën tani, jeni të lirë që të punoni nga shtëpia sot”.

Artikuj të ngjashëm

Shikoni Gjithashtu
Close
Back to top button
close button