Alphonso Davies thotë se Barcelona refuzoi të merrte shërbimet e tij vetëm pse ai ishte “kanadez”

Alphonso Davies, i cili tani është një yll në Bayern Munich, tha se Barcelona dikur vendosi kundër transferimit të tij  për shkakun se ai ishte kanadez.

Mbrojtësi i majtë tërhoqi vëmendjen në futbollin evropian që kur përfundoi një transferim rekord në Allianz Arena nga skuadra e MLS-së, Vancouver Whitecaps në vitin 2019.

Gjigantët e La Ligës kishin mundësinë të mposhtnin Bayernin në garën për transferim, por Davies tha se gjigantët katalunas kishin shqetësime për kombësinë e tij, shkruan Goal, përcjell rtv21.tv.

“Barcelona në fakt kontaktoi, por presidenti tha se nuk më donin. Ata thanë se nuk më donin sepse isha kanadez. Kjo më lëndoi”, tha Davies.

Megjithatë, Davies tha se ai po e bazon këtë vlerësim vetëm në raportet e mediave, në vend të kontaktit aktual nga Barça.

Davies, i cili aktualisht është i lidhur me një transferim në Real Madrid ose Manchester City, ka bërë mbi 150 paraqitje për Bayernin – duke shënuar tetë gola – dhe i ka ndihmuar ata të fitojnë pesë tituj të Bundesligës dhe një kurorë në Ligën e Kampionëve. /21Media

Back to top button