Alpinistja ngjitet në Everest për vendin e saj
Antonina Samoilova u bë e vetmja alpiniste ukrainase që ka arritur në majen e malit Everest këtë sezon.
33-vjeçarja arriti majën me flamurin e vendit të saj, sipas kompanisë së ekspeditës 14 Peaks Expedition, shkruan BBC.
“Unë ngjitem në Everest për të mbështetur të gjithë njerëzit e Ukrainës, për të mbështetur çdo luftëtar, çdo vullnetar dhe të gjithë njerëzit që u prekën nga kjo luftë mizore dhe për të dhënë forcë për të luftuar derisa të fitojmë”, u shpreh ajo./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?