Pse gjithmonë SBASHK-u bën zhurmë vetëm për paga?!

Sindikatat formohen për të mbrojtur pikë së pari anën materiale të punëtorëve. Kështu tha Ymer Ymeri nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë pasi u pyet nga gazetarja Salie Gajtani – Osmankaq se përse gjithmonë kjo sindikatë bën zhurmë vetëm për paga.

Në Click të RTV21, ku sonte u diskutua për grevat dhe protestat e sindikatave, pati vazhdimit përplasje mes Ymerit dhe Gajtani – Osmankaq.

Kjo e fundit madje pyeti se a ka analizuar SBASHK-u se a meritojnë të gjithë mësimdhënësit në Kosovë rritje të pagës.
Gajtani-Osmankaq që njëherësh është njohëse e fushës së arsimit, tha se SBASHK-u së pari do të duhej të pranonte ngritje pagash në bazë të performancës.
“Ju e dini shumë mirë, siç e dimë edhe ne, e dinë edhe komuniteti, e dinë prindërit e dinë edhe vetë kolegët e tyre në shkolla se jo të gjithë mësimdhënësit kanë performancë të njëjtë, e jo të gjithë nga ta e meritojnë”, tha Gajtani-Osmankaq.
Kujtojmë se sot është mbajtur grevë njëorëshe në të gjitha institucionet arsimore në shenjë revolte për mos plotësimin e kërkesave të tyre.
Pas grevës njëorëshe nga mësimdhënësit, SBASHK-u ka njoftuar se greva është realizuar pothuajse 100% me përjashtim të një shkolle në Prishtinë./21Media

Back to top button