Althauser: Gjermania është mike e Maqedonisë

Althauser ka deklaruar se Gjermania është mike e Maqedonisë dhe qëndron e gatshme që të vazhdojë me mbështetjen e saj

Ambasadorja gjermane në Shkup, Christine Althauser, ka deklaruar se Gjermania është mike e Maqedonisë dhe qëndron e gatshme që të vazhdojë me mbështetjen e saj. E pyetur për deklaratat e Ivanovit për gjoja informim të rrejshëm të saj në MPJ-në gjermane, Althauser tha se ka marrëdhënie të shkëlqyera profesionale me kryetarin Ivanov dhe se puna e saj në Berlin është vlerësuar shumë nga MPJ-ja gjermane.

“Gjermania është mike e mirë e Maqedonisë. Ne jemi të gatshëm që ta mbështesim me atë që mundemi. Personalisht unë kam marrëdhënie të mira pune me Presidentin, ashtu si edhe me politikanët tjerë të këtij shteti. Puna ime në shtetin amë është vlerësuar pozitivisht edhe nga Ministri i Punëve të Jashtme por edhe nga Kancelaria, andaj jam në kontakt të vazhdueshëm me ata. Kjo është e gjitha që dua të them, ndoshta do të shtoj edhe një thënie: “Sa më shumë armiq, nderim më i madh për mua”, theksoi Kristin Althauzer./21Media

Back to top button