”VV ka vija të kuqe me PDK-në dhe qeverisjen aktuale”

Sipas Konjufcës VV është zgjidhja e vetme për Kosovën

Kryetari i VV-së, Visar Ymeri dhe deputeti i kësaj partie, Glauk Konjufca mbajtën konferencë për media lidhur me situatën politike në vend, duke përfshirë edhe zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit.

Glauk Konjufca tha se zgjedhjet e 11 qershorit e kanë vetëm një kuptim, e ky kuptim sipas tij është nëse bëhet për të ndryshuar politikën e PDK-së dhe LDK-së. Konjufca tha se  atyre u kanë dhënë mundësi që nga viti 2014, duke shtuar se qytetarët kanë nevojë për ndryshim rrënjësor të strukturave.

Sipas Konjufcës ata që popoullin e shfrytëzuan popullin për interes nuk mund të jenë zgjidhje, ku tha se zgjedhje pë Kosovën është Lëvizja Vetëvendosje, e cila asnjëherë nuk e ka tradhëtuar interesin qytetar dhe nuk ka hyrë në qeverisje me PDK-në, e cila ka ofruar edhe postin e kryeministrit.

Konjufca më tutje u shpreh se LDk-ja vet iku e na e la Thaçin president, ku u shpreh se i vetmi rezultat i LDK-së është që e la Hashim Thaçin si president, duke shtuar se VV është shpresa e vetme për popullin e Kosovës

Në konferencë, ata thanë  se VV ka vijë të kuqe me PDK-në dhe me qeverisjen aktuale.

Ndersa të pyetur se a është VV pishman që kanë bashkëpunuar në një kohë me AAK dhe Nismën, lideri i VV-së Visar Ymeri tha:“Jemi të lumtur për bashkëpunimin që kemi pasur sepse ka qenë i frytshëm ka ndal dy vendime të dëmshme për vendin”/21Media

Back to top button