Amabasadori Hovenier shkon në Shtëpinë e Bardhë

Ambasadori i Kosovës, Jeff Hovenier aktualisht po qëndron në Shtëpinë e Bardhë në Washington.

Siç njoftoi Skekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, Hovenier atje ka shkuar për konferencën e Shefave të Misionit.

““Mirë se vini përsëri Ambasadorë dhe Konsuj të Përgjithshëm në Uashington, DC për konferencën tonë të Shefave të Misionit”, shkroi Blinken.

“Është një mundësi e rëndësishme për ne që të mblidhemi dhe të diskutojmë punën tonë të vazhdueshme në emër të popullit të Shteteve të Bashkuara”, shtoi Sekretari amerikan i Shtetit.

Kjo vizitë e Hovenier në SHBA, e gjen Kosovën në raporte jo të zakonshme me SHBA-në, pas mospajtimeve me Qeverinë e Kosovës.

SHBA së fundmi vendosi që ta përjashtojë FSK-në nga ushtrimi i madh ushtarak ndërkombëtar “Defender ’23”/21Media

Back to top button