Anulimi i mbledhjes së dy qeverive, Osmani: Është detyrim kombëtar të punojmë

(lajm në përditësim)


Anulimi i mbledhjes së dy qeverive, Osmani: Është detyrim kombëtar të punojmë

Presidentja  Kosovës, Vjosa Osmani nuk komentojë anulimin e mbledhjes së përbashkët mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, duke thënë se kjo është çështje mes dy qeverive.

Megjithatë Osmani porositi që Kosova e Shqipëria duhet të ulën bashkë.

“Jam e bindur se Kosova e Shqipëria do të ulën bashkë, duhet të ulën bashkë. Jo vetëm që e kemi detyrim si dy vende që janë fqinjë, por si dy motra. Është detyrim kombëtar të punojmë me njëra-tjetrën edhe kur nuk kemi sfida, por sidomos kur kemi sfida”, tha Osmani


Osmani: Drafti për Asociacionin është duke u përgatitur

Presidentja Vjosa Osmani ka konfirmuar se institucionet e Kosovës po përgatisin draftin për krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Osmani, pas fjalimit para eurodeputetëve në Parlamentin Evropianë, tha për mediat se Asociacioni do të krijohet duke pasur parasysh tri parametra.

“Drafti është duke u përgatitur, po bëhet punë. Drafti do ta vendosë bazamentin e  diskutimeve në Bruksel për sa i përket Asociacionit, gjithnjë duke pasur parasysh tri perimetra; Kushtetutën, vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015 dhe qëndrimin amerikan, i botuar me shkrim nga Derek Chollet dhe Gabriel Escobar”. Kosova konsultohet me miq, dashamirë, ekspertë dhe në fund e propozon draftin e saj, ashtu siç i ka marrë obligimet në dialogun e udhëhequr nga BE-ja dhe të përkrahur nga SHBA-ja”, deklaroi Osmani. /21Media

Back to top button