Amabsadorët britanik Kurtit dhe Vuçiqit: Lëvizini shpejt për ta bërë marrëveshjen realitet

Ambasadorët Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë dhe në Beograd, Nicholas Abott dhe Sian Macleod, e kanë mirëpritur marrëveshjen e arritur në Ohër.

Përmes një reagimi të përbashkët të dy ambasadave britanike, ata përgëzuan Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për pajtimin e arritur.

“Ambasadorët e Britanisë së Madhe në Beograd dhe Prishtinë mirëpresin marrëveshjen e kësaj fundjave në Ohër:Albin Kurti dhe Aleksandar Vučić bënë një hap të guximshëm dhe të rëndësishëm përpara duke rënë dakord për një plan për zbatimin këtë fundjavë. Ne presim – dhe qëndrojmë të gatshëm të mbështesim – të dyja palët të lëvizin shpejt për ta bërë marrëveshjen realitet.”, thuhet në deklaratën e tyre.

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, sot deklaroi se Kosova dhe Serbia duhet të nisin menjëherë të zbatojnë Marrëveshjen drejt normalizimit të raporteve./21Media

Back to top button