Amatorë të alpinizmit nga Shqipëria dhe Kosova bëhen bashkë në Shkodër

Udhëtuan nga Kosova për t’u ngjitur në majet e Golishit në Shkodër.

Rreth 50 të apasionuar pas natyrës, vendosën të eksplorojnë një nga shtigjet më të veçanta të Shkodrës, që të ofron pamje spektakolare të qytetit e natyrës, por edhe vendbanimet Ilire dhe vendet historike. Ngjitjes në 651 metër mbi nivelin e detit iu bashkuan të gjitha moshat, nga më i riu 12 vjeç, tek një çift 70 vjeçarësh.

“Edhe maja e Jezercës që ka qenë shtegu më i vështirë, kemi qenë të liqenet e Dhoksit, kemi pas rast të takohemi me ariun me të vegjëlit, ajo ka qenë frikë dhe emocion”, shprehet i moshuari.

“Erdha këtu për të pasur një eksperiencë, për të parë vendbanimet ilire”, tregon një 12-vjeçar.

Ngjitja në Majën e Golishit ishte edhe si një promovim turistik për këtë shteg të cilin e njohin pak edhe vetë shkodranët.

“Ecja ia ka vlejtur shumë, pjesa e liqenit, deti shumë perfekt”, shprehet Denisa Sadiku, alpiniste e Kosovës.

“Shtegu ishte shumë i lehtë, me pamje shumë të bukura. Sigurisht që ia vlejti sepse i gjithë grupi mbeti shumë i kënaqur”, thotë Gjon Marku, tjetër alpinist i Kosovës.

“Këtu është ta shohësh gjithë Shkodrën në pëllëmbë të dorës. Sheh kalanë e Rozafës, liqenin e Shkodrës dhe lumin Buna, një mrekulli e vërtetë për ta vizituar”, tha Lodovik Zefi, alpinist nga Shqipëria.

Back to top button