Ambasada amerikane angazhon vëzhgues për zgjedhje
Daka ftoi organizatat e joqeveritare të jenë vëzhgues së zgjedhjeve
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, vizitoi sot Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku u prit nga kryetarja Valdete Daka.
Delawie bëri të ditur se Ambasada amerikane do të angazhojë disa vëzhgues që të monitorojnë procesin e zgjedhjeve në Kosovë. Ai ka përsëritur thirrjen e tij, që në listat zgjedhore mos të ketë njerëz më aktakuza për korrupsion, shkruan rtv21.tv
Nga ana e saj, Daka tha se zgjedhjet janë një nga proceset më të mëdha dhe gjithë përfshirëse në vend.
“Na gëzon fakti që edhe Kosova ka traditë në këtë drejtim”, u shpreh Daka, duke shtuar se KQZ-ja mbetet e vendosur që do të punoj pa reshtur në organizimin e këtyre zgjedhjeve ashtu siç kërkohet nga kushtetuta, ligjet në fuqi dhe standardet ndërkombëtare.
Ajo ftoi organizatat joqeveritare dhe mediat të jenë vëzhgues së zgjedhjeve./21Media