Moti gjatë këtij vikendi

Temperaturat gjatë vikendit sipas Institutit Hidrometeorologjik

Ka ndryshuar situata sinoptike, kështu që gjatë vikendit , kryesisht pasditen e së shtunës dhe ditën e diell parashihet të ketë ç ‘rregullim në fushat barike, duke kushtëzuar mot me vranësira të dendura të shoqëruar me reshje shiu dhe vende-vende  do të krijohen kushte për shkarkime rrufesh.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi deri 12m/s./21Media

Back to top button