Ambasada amerikane dënon dhunën në parlament

Ambasada e SHBA-së këshillon që partitë t’i respektojnë proceset demokratike

Për gjendjen e jashtëzakonshme që u krijua sonte në Maqedoni ka reaguar edhe Ambasada amerikane në Maqedoni.

“Fuqishëm e dënojmë dhunën në Parlament. Kjo nuk përputhet me demokracinë dhe nuk është mënyrë e pranueshme për zgjedhjen e ndryshimeve. Të gjitha partitë në mënyrë kritike t’i respektojnë proceset demokratike dhe ligjet dhe të përmbahen nga aksionet e dhunshme. Shumica parlamentare e zgjodhi Talat Xhaferin për kryetar të Kuvendit gjatë një seance të rregullt, të seancës konstituive të Kuvendit e dëshmuar nga ana e publikut dhe gazetarëve. Ne do të punojmë bashkë me të që ta përkrahim demokracinë dhe t`i çojmë përpara interesat e Maqedonisë”,thuhet mes tjerash në reagimin e ambasadës amerikane në Shkup./21Media

Back to top button