Ambasada Amerikane për pjesëmarrjen në zgjedhje: Inkurajuese

 

Ambasada e Amerikës në Kosovë ka vlerësuar pjesëmarrjen e qytetarëve të Kosovës në zgjedhjet e parakohshme paralamentare.

Përmes një postimi në rrjetet sociale kjo ambasadë thotë se tash I mbetet KQZ-së që a kryej punën e saj.

“Inkurajuese për të parë që kaq shumë qytetarë dolën të votojnë paqësisht sot, pavarësisht nga moti dhe pandemia. Tash është e rëndësishme që KQZ’së dhe Institucioneve tjera në Kosovë t’iu japim kohë dhe hapësirë për t’i numëruar votat dhe për të bërë punën e tyre.”, thuhet në reagimin e Ambasadës Amerikane.

Pjesëmarrja e qytetarëve të Kosovës në këto zgjedhje sipas KQZ-së ka qenë mbi 46%Vendvotimet u hapën në ora 07:00 dhe u mbyllën në ora 19:00.

Të drejtë vote në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit kishin 1.794.862 qytetarë./21Media

 

Back to top button