46.73% e qytetarëve shfrytëzuan të drejtën për të votuar

 

Ka përfunduar procesi i votimit për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dalja në votime ishte 46.73%.

Vendvotimet u hapën në ora 07:00 dhe u mbyllën në ora 19:00.

Të drejtë vote në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit kishin 1.794.862 qytetarë.

Në 38 komunat e Kosovës, qytetarët mundën të votojnë në 888 qendra të votimit, me 2.382 vendvotimet.

Këtë vit, KQZ-ja ka larguar nga lista e votuesve rreth 122.000 persona, të cilët kanë qenë të regjistruar vetëm me dokumente të UNMIK-ut./21Media

Back to top button