Ambasada amerikane reagon për rënien e qeverisë

Ambasada e SHBA-ve përmes një kumtese për media të mërkurën është shprehur rreth mocionit të mosbesimit

Ambasada Amerikane në Kosovë ka shprehur  mbështetjen e plotë të shtetit amerikan për Kosovën në rrugëtimin e saj drejt integrimit euroatlantik.

“Kuvendi e tha fjalën e vet. Përderisa vazhdon procesi i transicionit dhe vendi lëviz në drejtim të zgjedhjeve të parakohshme, ftojmë të gjithë zyrtarët e mbetur në Qeveri që të zotohen përsëri në shërbim të punëdhënësve të tyre, gjegjësisht të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim. Ne vazhdojmë të jemi të palëkundur në mbështetjen tonë për Kosovën, qytetarët e saj dhe rrugëtimit të saj drejt integrimit të plotë euro-atlantik”, thuhet në kumtesë.

Sot në një seancë të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës u votua lidhur me mocionin e mosbesimit të Qeverisë, i cili mori 78  vota pro, 34 kundër dhe 3 abstenime, që mundësoi që mocioni për mosbesimin e Qeverisë të kalojë. Po ashtu edhe  Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekretuar vendimin për shpërndarjen e legjislaturës së pesë së Kuvendit të Kosovës  dhe kësisojë vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohëshme./21Media

Back to top button