Mustafa: Shtetin do ta çlirojmë nga kthetrat e krimit

Pas shkarkimit të qeverisë, tani kryeministri në largim Isa Mustafa ka reaguar edhe në faqen e tij zyrtare në Facebook

Në këtë shkrim të shkurtër kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka deklaruar se të korruptuarit nuk kanë mundur të durojnë një qeveri që i ka vënë laurën krimit, korrupsionit dhe kapjes së shtetit, shkruan rtv21.tv.

Shkrimi i plotë është si vijon:

“Kjo qeveri ia vuri laurën krimit, korrupsionit dhe kapjes së shtetit. Kam qenë i vetëdijshëm se PDK dhe klientela e korruptuar nuk e përballon këtë. Kemi penguar degradimin e shtetit dhe do ta çlirojmë nga kthetrat e krimit! IM”

Ndryshe sot në një seancë të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës u votua lidhur me mocionin e mosbesimit të Qeverisë, i cili mori 78  vota pro, 34 kundër dhe 3 abstenime, që mundësoi që mocioni për mosbesimin e Qeverisë të kalojë./21Media

Back to top button