Ambasada amerikane: Ulni tensionet menjëherë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka reaguar pas vendosjes së reciprocitetit të targave me Serbinë.
Në një reagim në Twitter, Ambasada amerikane ka kërkuar që Kosova dhe Serbia të përmbahen dhe t’i ulin tensionet menjëherë.
“I bashkohemi Bashkimit Evropian në thirrjet ndaj Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga veprimet e mëtejshme të njëanshme e të ulin tensionet menjëherë, pa vonesa”, thuhet në reagimin e Ambasadës amerikane.
Sot, Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës ka vendosur që ta bëjë obligative për veturat që hyjnë nga Serbia në Kosovë për t’u pajisur me targa të përkohshme të Kosovës.
Ngjashëm tash e shumë vite qytetarët e Kosovës që hyjnë në Serbi nga Kosova duhet të pajisen me targa të përkohshme të Serbisë./21Media

Back to top button