Ambasada britanike kërkon nga Qeveria në detyrë të mos emërojë borde

 

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë i ka bërë thirrje Qeverisë në detyrë, që të shtyjë gjitha vendimet dhe proceset e rekrutimit për zyrtarë të lartë derisa të formohen institucionet e reja.

Në postimin në Facebook, Ambasada britanike ka mirëpritur vendimin e Qeverisë për shtyrjen e procesit të intervistimit për Bordin e KEK-ut. “Mbetemi të shqetësuar për proceset e rekrutimit të Bordeve të tjera të Ndërmarrjeve Publike dhe kryeshefave ekzekutivë të tyre”.

“Ne e mirëpresim shtyrjen e procesit të intervistimit për Bordin e KEK-ut, por mbetemi të shqetësuar për proceset e rekrutimit të Bordeve të tjera të Ndërmarrjeve Publike dhe kryeshefave ekzekutivë të tyre. Ne besojmë se ato duhet të jenë transparente dhe të strukturuara mirë, dhe në përputhje me Ligjin për Ndërmarrjet Publike. Ne fuqimisht sugjerojmë që Qeveria në detyrë të shtyjë të gjitha vendimet dhe proceset e rekrutimit për zyrtarë të lartë derisa të formohen institucionet e reja”, thuhet në reagimin e Ambasadës britanike./21Media

Back to top button