Ambasada e Amerikës mbështet Ministrinë e Drejtësisë me 200 mijë euro

Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka mbështetur Ministrinë e Drejtësisë me 200 mijë euro për strehimoret e viktimave të dhunës në familje.
Kështu ka bërë të ditur ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duke thënë se mbështetja për strehimoret është jetike për funksionimin e tyre.
“Duke qenë që për herë të parë adresimi i dhunës në familje është prioritet i Qeverisë, sot së bashku me përfaqësueset e strehimoreve, falenderuam Ambasadën Amerikane për mbështetjen në vlerë prej 200 mijë euro për strehimoret”, ka shkruar Haxhiu në “Facebook”./21Media

Back to top button