Çitaku -Kurtit: Kryeministër lej foret, puno najsen

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku i është kundërpërgjigjur kryeministrit Albin Kurtit pas deklaratave të tij se e ka marrë malli për opozitën.
Çitaku përmes një shkrimi në “Facebook” i ka listuar disa nga problemet kryesore në vend, duke thënë se e ka marrë malli për investime kapitale në Kosovë, për rritjet e pagave për mësuesit, mjekët dhe policët e për mos shtrenjtimin e rrymës.
Ajo i ka kërkuar kryeministrit të punojë diçka, e të mos i thumbojë aleatët nëpër konferenca shtypi.
“Më ka marrë malli me u rritë rrogat për mësuesit, mjekët, policët; Më ka marrë malli mos me u shtrenjëtu e mos me u ndalë rryma në pikë të verës;Më ka marrë malli mos me pasë infalcion marramendës në produkte bazike; Më ka marrë malli me u koordinu me aleatët tanë, e jo me i thumbu në konferenca për shtyp. Kryeministër, lej foret. Puno najsen. Nëse nuk din pyet”, ka shkruar ajo.

Kurti ka thënë që ka kohë që s’është takuar me partitë opozitare, derisa thotë se do ta pyes sot Escobarin se si i ka shkuar ai takim dhe se si janë opozita. Kreu i ekzekutivit ka thënë se edhe vetë e ka marrë malli për opozitën./21Media

Back to top button