Ambasada e Gjermanisë me një njoftim për terminet e vizave

 
Sot pritet të hapet lista e regjistrimeve për termine për viza pune në Ambasadën Gjermane në Kosovë.
Kjo listë e regjistrimeve do të jetë e hapur deri më 14 mars.
“Lista e regjistrimeve për termine në periudhën prill deri në fillim të muajit maj do të hapet nga 01.03.2022 në orën 14:00 deri më 14.03.2022 në orën 15:00”, ka njoftuar ambasada.
Nga dhjetori 2021 terminet caktohen nëpërmjet një procedure të shortit./21Media

Back to top button