Netflix refuzon të respektojë rregullat e reja ruse

Në më pak se një javë prej kohës kur presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi trupat ushtarak të hyjnë në Ukrainë, platforma Netflix ka refuzuar që të respektojë një rregull transmetimi që kërkon të kryejë propagandë shtetërore.
“Bazuar në situatën e tanishme, nuk kemi në plan që t’i shtojmë këto kanale në platformën tonë”, thuhet në njoftimin e Netflix.
Ndryshe, edhe gjigantët amerikanë të prodhimit Disney e Sony Pictures nuk do të shfaqin filmat e tyre të rinj në kinematë ruse për shkak të luftës së agresionit rus në Ukrainë.
Netflix, Disney e Sony i bashkohen një liste në rritje të kompanive të huaja që tërhiqen nga tregu rus përballë sulmit të Ukrainës./21Media

Back to top button