Ambasada e Italisë ngushëllon popullin e Kosovës

 
Ambasada e Italisë në Prishtinë me rastin e vdekjes së dhjetë personave në aksidentin trafik në Kroaci, ka ngushëlluar popullin e Kosovës.
“Ngushëllimet tona më të thella popullit të Kosovës për aksidentin tragjik të autobusit që ndodhi këtë mëngjes në Kroaci. Mendimet tona janë me familjet dhe miqtë e viktimave, ndërsa u dëshirojmë shërim të shpejtë të plagosurve”, thuhet në reagimin e Ambasadës të bërë në Facebook.
Ndryshe, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka shpallur të hënë ditë zie shtetërore në nderim të qytetarëve të Republikës së Kosovës, të cilët kanë humbur jetën tragjikisht në aksident trafiku në Republikën e Kroacisë.
Shkaku i kësaj ngjarje tragjike, presidentja Osmani e ka ndërprerë vizitën në Japoni dhe nesër do të udhëtojë për në Kosovë. Kurse, për në Kroaci tashmë ka marrë rrugë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me disa nga ministrat e qeverisë./21Media 

Back to top button