Ambasada e Kosovës në Gjermani njofton për masat anti-covid

 

Ritja e rasteve me Covid-19  ka bërë  që  Gjermania të shtyjë masat anti-Covid, deri më 15 shkurt.

Ambasada e Kosovës në Gjermani, ka njoftuar për këto masa të cilat përfshijnë:

Masat që ishin në fuqi deri në fund të janarit do të shtyhen deri deri me 14 shkurt.

Shkollat e kopshtet e fëmijëve të mos hapen para 15 shkurtit.

Punëdhënësit duhet t’u mundësojnë punonjësve punën nga shtëpia në të gjitha ato veprimtari, ku kjo është e mundshme.

Detyrimi për mbajtjen e maskës nëpër autobusë e metro si dhe nëpër dyqane do të ashpërsohet (maska medicinale apo FFP2 maska). Njē mbulim i thjeshtë i gojës dhe hundës nuk lejohet më.

Kontaktet duhet të vazhdojnë të jenë të reduktuara. Maksimalisht një person nga një amvisëri tjetër lejohet për takime.

Edhe në shërbesat fetare këtej e tutje duhet të mbahen maskat mbrojtëse të mjekësisë. /21Media

 

 

 

Back to top button