Qentë i kthehen Shtëpisë së Bardhë

1 min read

Notice: Trying to get property 'post_excerpt' of non-object in /home/rtv21new/public_html/wp-content/themes/newsphere-pro/inc/hooks/hook-single-header.php on line 65

 

Pas katër vjetëve mungesë, Shtëpia e Bardhë do të jetë sërish shtëpi për qentë.

Kur Joe dhe Jill Biden të barten më 20 janar në këtë ndërtesë, qentë e tyre, Major dhe Champ do të jenë bashkë me ta.

Presidenti në largim, Donald Trump ka qenë presidenti i parë prej Andrew Johnsonit në vitet 1860, që nuk ka pasur ndonjë qen, mace apo kafshë tjetër shtëpiake në Shtëpinë e Bardhë.

“Nga këlysh i strehuar në Asociacionin Human të Delauerit, në Qenin e Parë të Shtëpisë së Bardhë, Major Biden është dëshmi që secili qen mund të jetojë ëndrrën amerikane”, ka thënë Asociacioni Human i Delauerit.

Champ, një tjetër qen, i është bashkuar familjes Biden më 2008.

Ish-presidenti amerikan, Barack Obama u pati premtuar vajzave të tij, Sasha dhe Malia një qen gjatë fjalimit të tij fitores, pasi kishte fituar zgjedhjet presidenciale më 2008.

Qeni Bo, më pas ka qenë dhuratë nga senatori Ted Kennedy më 2009.

Familja Obama ka strehuar edhe një qen tjetër më 2013.

Sipas Asociacionit Amerikan të Produkteve për Kafshë Shtëpiake, rreth 67 për qind e të gjitha shtëpive amerikane kanë pasur një kafshë shtëpiake më 2019.

Pandemia e koronavirusit ka rritur edhe më shumë nevojën për strehim të kafshëve./Rel