Ambasada e SHBA-së: Deklarimet e Dodikut janë rrezik jo vetëm për Bosnjën, por edhe për Ballkanin Perëndimor

Ambasada e SHBA-së në Sarajevë ka reaguar lidhur me deklarimet dhe kërcënimet e Millorad Dodik për t’u shkëputur nga Bosnja e Hercegovina duke thënë se janë kundër Marrëveshjes së Dejtonit dhe të rrezikshme, jo vetëm për Bosnje e Hercegovinën por për të gjithë rajonin.

Ambasada përmes se pikërisht për qëndrime të tilla, Millorad Dodik është sanksionuar nga Ëashingtoni zyrtar.

“Retorika separatiste e Milorad Dodik dhe kërcënimet për t’u shkëputur nga Bosnja dhe Hercegovina janë kundër Dejtonit dhe të rrezikshme, jo vetëm për stabilitetin dhe sigurinë e Bosnjë-Hercegovinës, por për stabilitetin dhe sigurinë e të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor. Deklaratat si kjo, si dhe veprimet e tij kundër Dejtonit dhe përpjekjet për të minuar shtetin e Bosnjë-Hercegovinës janë pikërisht arsyeja pse zoti Dodik është nën sanksionet e SHBA-së”, thuhet në reagim.

Më tej në reagim theksohet se Kushtetuta e Bosnje e Hercegovinë nuk lejon ndarjen e një entiteti apo njësie shtetërore dhe se iluzionet e Dodikut janë devijim i rrezikshëm nga e ardhmja paqësore.

“Sipas Kushtetutës së Bosnje-Hercegovinës nuk ka të drejtë që një ent apo ndonjë njësi tjetër nënshtetërore të shkëputet. Iluzionet e zotit Dodik janë një devijim i rrezikshëm nga e ardhmja paqësore, demokratike dhe e begatë që qytetarët e Bosnje dhe Hercegovinës, përfshirë ata që jetojnë në Republika Srpska, duan dhe meritojnë. Shtetet e Bashkuara gjithmonë kanë mbështetur dhe do të vazhdojnë të mbështesin integritetin territorial, sovranitetin dhe karakterin multietnik të Bosnjë dhe Hercegovinës”, përfundon reagimi./21Media

Back to top button