Osmani pranon vendimin e qytetit Fort Worth, me të cilin nderohet dhe shënohet 17 shkurti në Teksas

Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani i është dhuruar vendimi i qytetit Forth Worth me të cilin nderohet dhe kremtohet pavarësia e Kosovës.
Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga zyra e presidences ku thuhet se kjo ka ndodhur gjatë vizitës zyrtare të Osmanit në Teksas.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës zyrtare në Teksas, ka takuar nënkryetaren e qytetit Fort Worth, Gyna M. Bivens. Në një ceremoni të organizuar, Presidentja Osmani ka pranuar vendimin e qytetit Fort Worth, me të cilin nderohet dhe shënohet 17 shkurti- dita e pavarësisë së Kosovës. Në këtë vendim thuhet se qyteti i Fort Worth do t’u bashkohet shqiptaro-amerikanëve që jetojnë aty për ta kremtuar ditën e pavarësisë së Kosovës”, ka shkruar presidenca në “Facebook”./21Media