Ambasada e ShBA-së në Kosovë bën thirrje të raportohen rastet e dhunës në familje

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë u ka bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë rastet e dhunës në familje.

Ambasada duke iu referuar raporteve dhe hulumtimeve të organizatave të shoqërisë civile, sipas të cilave dhuna në familje është ndër krimet më të paraportuara në Kosovë, ka shtuar se kjo nuk duhet parë si çështje private apo familjare.

“Bazuar në raporte dhe hulumtime të ndryshme të organizatave të shoqërisë civile, dhuna në familje vazhdon të jetë një nga krimet më të paraportuara në Kosovë. Dhuna në familje nuk duhet parë si një çështje private apo si një çështje familjare. Dhuna në familje është KRIM”, ka shkruar Ambasada Amerikane në “Facebook”.

Në fund janë vendosur edhe numrat në të cilët mund të raportohen këto raste.

“Mos e duroni, raportoni: 0800 11 112 ose 192”, përfundon Ambasada./21Media

Back to top button