Ambasada e SHBA-së në Kosovë përshëndet procesin zgjedhor

Zgjedhjet Lokale që u mbajtën këtë të diel në Kosovë u përshëndetën edhe nga Ambasada e SHBA-së në Kosovë.
Ushtruesi i detyrës së ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Nicholas J. Giacobbe, ka përshëndetur mbarëvajtjen e zgjedhjeve duke thënë se kosovarët kanë dëshmuar pjekuri në këto zgjedhje duke e quajur “fitore tjetër e demokracisë”.
“Është inkurajuese të shohesh shqiptarët e Kosovës teksa votojnë dhe përmes kutive të votimit dëmostrojnë fitore tjetër të demokracisë. Ne duhet të qëndrojmë vigjilentë përballë pandemisë: të respektojmë masat qeveritare dhe të festojmë me familjen në shtëpi. #BëniPjesën tuaj #DemokracinëDërguesit”, ka shkruar Giacobbe.
Përmes një postimi në “Facebook”, tutje ambasada amerikane bëri thirrje për respektim të masave antiCovid dhe të festohet me familje në shtëpi./21Media

Back to top button