Reagon Lladrovci: Ju falënderoj nga zemra
Kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar pasi nga Exit Poll-et është renditur si fitues pa balotazh.
Lladrovci i ka falënderuar qytetarët “për kulturën e dëshmuar në fushatën e shkëlqyer si dhe procesin zgjedhor”.
Ai gjithashtu ka falënderuar vëzhguesit, komisionarët dhe personelin tjetër të kyçur në procesin zgjedhor në komunën e Drenasit.
“Ju falënderoj nga zemra, për kulturën e dëshmuar në fushatën e shkëlqyer si dhe procesin zgjedhor. Po ashtu, secilin nga ju e falënderoj për angazhimin që dita e sotme në komunën tonë të rrjedh si është më së miri. Në veçanti i falënderoj vëzhguesit, komisionarët dhe personelin tjetër të kyçur në procesin zgjedhor në komunën e Drenasit, me kërkesën që deri numërimin e votës së fundit, të zbatoni ligjin dhe ruani votën e qytetarit. Ju faleminderit dhe gjithë të mirat për të gjithë juve”, ka shkruar Lladrovci në Facebook.
Kandidatët në garë për kryetar/e të komunës së Drenasit: Arta Ahmeti Xhylani nga AAK, Driton Ajazi nga Demokratët për Drenasin, Fejzi Kiqina nga LVV, Ramiz Lladrovci nga PDK, Anduena Gllareva nga LDK dhe Xhavit Drenori nga Iniciativa Qytetare “Green për Drenasin”./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?