Ambasada franceze bën thirrje që Kosova e Serbia të rinisin dialogun

Ambasada e Francës në Kosovë tha se vendimi për të aplikuar në Këshillin e Evropës i takon Kosovës si shtet sovran.
E ardhmja e Kosovës, sipas tyre, është të bëhet anëtare e tij.
“Prioriteti aktual është rinisja e dialogut ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, i cili do të kontribuojë në afrimin e tyre evropian dhe në stabilizimin afatgjatë të Ballkanit”, thuhet në njoftim.
Ambasada franceze u bëri thirrje të dyja palëve që të angazhohen plotësisht në këtë drejtim dhe të përmbahen nga çdo veprim i njëanshëm që mund të nxisë tensione./21Media

Back to top button