Ambasada italiane për aksionin në veri: Veprimet e njëanshme dështojnë të prodhojnë zgjidhje të qëndrueshme

Sot ka reaguar edhe Ambasada e Italisë, për aksionin e Policisë së Kosovës që dje zhvilloi në veri të vendit ku mbylli pesë objekte të komunave ilegale, duke thënë se veprimet e njëanshme dështojnë të prodhojnë zgjidhje të qëndrueshme.

“Ambasada e Italisë në Kosovë thekson fuqishëm rëndësinë e dialogut dhe konsultimeve paraprake për të adresuar sfidat e komunitetit serb të Kosovës, duke theksuar se veprimet e njëanshme dështojnë të prodhojnë zgjidhje të qëndrueshme” thuhet në reagimin e Ambasadës italiane.

Ndërkaq dje kanë reaguar Ambasada e SHBA-së në Kosovë, Gjermanisë, Britanisë të Madhe, e Francës si dhe Zyra e BE-së në Kosovë.

Reagim të ashpër bëri edhe ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien, i cili se e mbështet deklaratën e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë dhe i bëri thirrje urgjente kryeministrit Albin Kurti që t’i ndalë veprimet e pakoordinuara me miqtë ndërkombëtar.

Back to top button