Kaloni te përmbajtja kryesore

Ambasada italiane uron Kombëtaren e Kosovës për fitoren ndaj Gjeorgjisë

Kombëtarja e Kosovës mbrëmjen e së enjtes ka shënuar fitoren e parë në kualifikimet për Botërorin ”Katar 2022”, duke e mposhtur Gjeorgjinë me rezultat minimal 1:0.
Për çka Ambasada e Italisë në Kosovë ka uruar ekipin e futbollit të Kosovës, duke e quajtur këtë fitore historike në kualifikimet për Kampionatin Botëror 2022.
”Urime ekipit të futbollit të Kosovës për fitoren e parë historike në kualifikimet për Kampionatin Botëror 2022. Bravissimi! Go #TeamKosovo!”, ka shkruar ambasada në ”Facebook” mëngjesin e sotëm.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button