Ambasadorët e BE-së i shkojnë në zyre Krasniqit, diskutojnë për sigurinë e politikën në Kosovë
Lideri i PDK-së, Memi Krasniqi ka pritur në takim sot prita Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovës, Tomas Szunyog, Ambasadorin e Francës, Olivier Guerot, Ambasadorin e Gjermanisë, Jorn Rohde dhe Ambasadorin e Italisë, Antonello De Riu.
Krasniqi përmes një postimi në Facebook njoftoi se me ta diskutoi për zhvillimet e përgjithshme në Kosovë, me theks të veçantë ato politike dhe të sigurisë.
“Ambasadorët evropianë i falënderova për përkushtimin dhe kontributin e tyre në kultivimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe i sigurova se edhe sot, kur Kosova po kalon nëpër sfida të natyrave të ndryshme, PDK do të luaj rolin e saj konstruktiv që i shërben interesit qytetar dhe të ardhmes euro-atlantike të shtetit tonë.”, shkroi Krasniqi në Facebook./21Media