Ambasadorët e BE-së takojnë Kurtin

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, bashkë me ambasadorët e BE-së dhe shefat e misioneve në Kosovë, janë takuar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, të mërkurën për të diskutuar zhvillimet paszgjedhore.
Oravi përmes një postimi në “X” ka njoftuar se gjatë takimit është vlerësuar procesi zgjedhor, duke theksuar se ka reflektuar përkushtim të fortë ndaj parimeve demokratike.
“Vlerësuam procesin zgjedhor që pasqyron një angazhim të fuqishëm për parimet demokratike dhe theksuam rëndësinë e formimit të shpejtë të qeverisë”, ka shkruar Orav.
Ambasadori i BE-së ka thënë se dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbetet thelbësor për përparimin e të dyja palëve në rrugën e integrimit evropian./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?