Ambasadorët e QUINT-it dalin nga objekti i Qeverisë

Ka përfunduar takimi i ambasadorëve të vendeve të QUINT-it me kryeministrin, Albin Kurti.

Takimi ndodhi pas shumë thirrjeve të këtyre shteteve ndaj Kryeministrit Albin Kurti për ta shtyrë afatin e konvertimit të targave, që Serbia i lëshon ilegalisht për qytetarët serbë në Kosovë.

Kanë mbetur edhe dy ditë deri kur skadon afati i dhënë nga Kurti, që qytetarët serbë që i kanë automjetet e regjistruara me targa ilegale, t’i kthejnë ato në targa RKS.

Kurti pak më parë ka paralajmëruar se do të deklarohet nga qeveria për çështjen e targave dhe kthimin e zv.kryeministrit, Besnik Bislimi nga Serbia.

Mbledhja e Qeverisë është paralajmëruar për në orën 16:00./21Media

Artikuj të ngjashëm

Shikoni Gjithashtu
Close
Back to top button
close button