Ambasadorët e QUINT në OSBE mblidhen pas sulmit terrorist në Veri, dënojnë sulmin terrorist në Banjskë

Ambasadorët e vendeve të QUINT-it në OSBE janë takuar sot për të disktuar rreth sulmit të së dielës në veri të Kosovës.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OSBE, Michael Carpenter në deklaratën e lëshuar ne emër të QUINT-it, ka thënë se dënojnë fuqishëm sulmet e dhunshme në afërsi të Manastirit të Banjskës më 24 shtator që çuan në humbjen e jetës së policit kosovar, Afrim Bunjaku.
Në këtë deklaratë vendet e QUINT-it po ashtu kanë shprehur ngushëllime për vdekjen e policit kosovar në krye të detyrës, si dhe kanë kërkuar që autorët të mbahen përgjegjës dhe të sillen para drejtësisë përmes një procesi hetimor transparent.
Më tej në deklaratë QUINT në OSBE vlerëson koordinimin e ngushtë të Policisë së Kosovës me KFOR-in dhe EULEX-in për të garantuar sigurinë e civilëve dhe theksojnë se janë duke e monitoruar situatën nga afër.
Ambasadorët e këtyre shteteve në OSBE kërkojnë rikthim në Dialogun e BE-së dhe potencojnë se diplomacia është e vetmja rrugë drejt paqes së qëndrueshme.
“Ne ritheksojmë angazhimin tonë për të ulur tensionet. Në këtë drejtim, prioriteti ynë mbetet ecja përpara në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke filluar me kthimin në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Diplomacia është e vetmja rrugë drejt paqes së qëndrueshme”, përfundon reagimi i QUINT-it./21Media
Today I joined @RP_France_OSCE @GER_OSCE @ItalyatOSCE & @UKOSCE in condemning the violent attacks on the Kosovo Police near the Banjska Monastery.
Our priority remains moving forward on the normalization of relations between Kosovo & Serbia.
Statement: https://t.co/eCkM310fKi
— Michael Carpenter, U.S. Ambassador to the OSCE (@USAmbOSCE) September 28, 2023
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?