Ambasadori amerikan: Partneriteti ynë me Kosovën është i fortë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë partneritet të fortë me Republikën e Kosovës, kështu deklaroi Ambasadori amerikan në Kosovës, Jeff Hovenier.
Në një postim në rrjete sociale pasi një përmbledhjeje që i bëri vizitës së Këshilltarit të lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet.
“Kënaqësi të mirëprisja dje në Kosovë Këshilltarin Chollet. Partneriteti ynë me Kosovën është i fortë. Ndërsa ishte këtu, Këshilltari Chollet u takua me liderë të ndryshëm, përfaqësues qeveritarë e shoqërisë civile dhe gazetarë”, ka shkruar Hovenier në Twitter.


Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, në përfundim të vizitës së tij në Prishtinë tha se “Kosova duhet të përmbushë të gjitha zotimet në kuadër të dialogut, përfshirë edhe formimin e Asociacionin e komunave me shumicë serbe” dhe se presin nga “Qeveria e Kosovës të vendosë disa propozime në tryezë”.
“Ne besojmë se Asociacioni është një çështje urgjente, është një çështje urgjente në agjendën e dialogut, ka marrë një rëndësi edhe më të madhe pas ngjarjeve të fundit në veri”, tha Chollet gjatë një bisede me gazetarë./21Media 

Back to top button