Ambasadori amerikan takon politikanët serbë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier sot është takuar me disa figura politike të komunitetit serb në Kosovë.
Hovenier përmes një postimi në “Twitter” ka thënë se ndër pikat më të forta të Kosovës është diversiteti i saj.
Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, ka thënë se me Rada Trajkoviq, Nenad Rashiq dhe drejtorin e TV MIR, Nenad Radosavljeviq ka diskutuar se si liderët e komunitetit, vetëm duke punuar bashkë mund të sigurojnë që Kosova të ketë rezultate të mira për qytetarët e saj.
“Diversiteti i Kosovës është ndër pikat e saj më të forta. Është mirë të dëgjosh nga zëra të ndryshëm që përfaqësojnë komunitetin serb të Kosovës dhe të diskutosh se si liderët e komunitetit duke punuar së bashku mund të sigurojnë që Kosova të sjellë rezultate për të gjithë qytetarët e saj”, ka shkruar ai./21Media

Back to top button