Ambasadori britanik u takua Krasniqin e Hamzën, diskutuan për ngjarjet e fundit dhe zgjedhjet

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi dhe kandidatin e PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza.

Fillimisht Ambasadori Hargreaves tha se me Krasniqin e Hamzën kanë diksutuar për zhvillimet e fundit e për zgjedhjet .

“Sot u takova me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës – Memli Krasniqin dhe kandidatin për kryeministër Bedri Hamza për të diskutuar ngjarjet e fundit, planet për zgjedhje dhe forcimin e rolit të gruas në politikë”, shkroi ambasadori Hargreaves në një postim në Facebook.

Derisa edhe Krasniqi ka njoftuar në Facebook për takimin me ambsadorin dhe ka ndarë detaje nga biseda.

Edhe kryetari i PDKsë ka thënë se kanë mbi zhvillimet e fundit politike në vend, për përgatitjet

për zgjedhjet parlamentare
“Ambasadorit Hargreaves i shprehëm mirënjohjen tonë për mbështetjen e palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës, duke theksuar se forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve miqësore midis dy vendeve tona është me rëndësi të veçantë.”, ka shkruar Krasniqi./21Media

Back to top button