Ambasadori britanik uron Bajramin: Kjo festë sjelltë shëndet e paqe

Ambasadori britanik, Nicholas Abbott ka uruar gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.
Në Facebook e Twitter, Abbot në fjalën e tij ka uruar për shëndet, paqe e prosperitet.
“Ju uroj të gjithë muslimanëve në Kosovë dhe më gjerë në botë, gëzuar Kurban Bajramin. Kjo festë le t’u sjellë shëndet, paqe dhe prosperitet juve dhe familjeve tuaja”, ka shkruar Abbott.

Ndryshe, besimtarët myslimanë sot kremtojnë Kurban Bajramin. Kjo festë, e cila simbolizon sakrificën e besimtarëve ndaj Zotit dhe humanitetin ndërmjet njerëzve, nisi me faljen e namazit të sabahut dhe më edhe atë të Bajramit në të gjitha xhamitë e Kosovës./21Media

Back to top button