Ambasadori gjerman e uroi Kurtin

 

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde sot takoi kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, të cilin e uroi për fitoren e përbashkët me Vjosa Osmanin.

Përmes një statusi në twitter, ambasadori Rohde u shpreh se në këtë takim diskutuan edhe për çështjet aktuale, sfidat dhe mundësitë e intensifikimit të bashkëpunimit.

“Sapo u takova me Albin Kurtin dhe e përgëzova atë për fitoren e madhe të VV së bashku me Vjosa Osmanin. Ishte një diskutim i mirë për të gjitha çështjet aktuale dhe sfidat, përfshirë edhe intensifikimin e mëtejmë të bashkëpunimit”, shkroi ambasadori Rohde.

Back to top button