Krasniqi-Goodman premton se do të jetë zë i fuqishëm i të mbijetuarve

 

Vasfije Krasniqi-Goodman u shpreh se do të jetë zëri i të mbijetuarve dhe premtoi se do të punojë e luftojë për drejtësinë që që duhet ta arrijmë.

Krasniqi-Goodman përmes një shkrimi u shpreh se ka qenë privilegj që ka garuar në zgjedhje si kandidate e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Nr.4 që mbajta në këtë listë flet për prioritetin me të cilin ky grupim politik, i konsideron temat e përpjekjes së armatosur për liri, që ndërmorrëm 20 vite të shkuara. Të kesh në qendër të vëmendjes ata njerëz që më së shumti i goditi lufta e viteve ’98-’99, do të thotë përpjekje e qëllim për ta parë në sy të kaluarën, për të mbyllur me drejtësi e përmes drejtësisë pasojat e saj, do të thotë të mendosh ndërtimin e së ardhmes, pa pesha të mbartura e të mbetura nga e kaluara. Unë do të punoj për këtë, pa u lodhur, pa u ndalur, me zemër, me shpirt, me mendje.”, shkroi ndër të tjera Krasniqi-Goodman.

Të dashur bashkëqytetarët e mi!
Dita e zgjedhjeve, 14 shkurti i këtij viti, demonstroi qartë e bindshëm, se sa…

Posted by Vasfije Krasniqi Goodman on Friday, February 19, 2021

Ndryshe, sipas rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në zgjedhjet e 14 shkurtit Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 47.85%, e pasuar nga PDK me 17.41%, LDK ka marrë 13.08%, ndërsa Nisma nuk e ka kaluar pragun (2.60%)./21Media

Back to top button